JOQ Albania
Home

New Orleans mund të kthehet në vatrën e re të Covid-19 në SHBA
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 2:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momentalisht vatra e koronavirus në SHBA, është New York. Por, sipas vëzhgimeve duket se kjo gjë mund të ndryshojë.

New Orleans është i predispozuar të kthehet në vatrën e re, pas përshpejtimit të përhapjes së virusit në ditët e fundit.

Autoritetet lokale dyshojnë se me këtë ecuri të përhapjes së virusit, spitalet mund të jenë në prag kolapsi brenda datës 4 prill. Rastet e të infektuarve janë rritur me 30%.

Festa e përvitshme ‘Mardi Gras’, ndikoi në përhapjen e virusit sipas Peter Hodez:

Festimi në grupe të mëdha, me një prurje turistësh, ku rrugët ishin plot me njerëz që pinin nga gotat e njëri-tjetrit, ka ndikuar në infektimin në masë të njerëzve. Rastet e reja që po shfaqen,mund të jenë pikërisht pasoja të festës sonë. Thjesht simptomat po fillojnë të shfaqen tani, pasi kanë kaluar disa ditë. Megjithatë, shpresojmë ashtu siç thonë studimet, moti i mirë të ndikojë në frenimin e virusit.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania