JOQ Albania
Home

Pasi ngatërroi Spanjën me Algjerinë, Rama: Na kopjoi dhe Italia
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook, një video ku shikohej se forcat e policisë dhunonin disa qytetarë në rrugë.

Sipas asaj që shkroi Rama, kjo video ishte bërë në Spanjë dhe kërcënoi shqiptarët se do të përdorej e njëjta dhunë dhe në vendin tonë, nëse nuk respektonin masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Më pas erdhi reagimi i ambasadorit spanjoll në vendin tonë, i cili komentoi në postimin e Ramës se videoja që ai kishte publikuar nuk kishte aspak lidhje me Spanjës.

U zbulua se videoja ishte bërë në Algjeri dhe Rama për këtë tha se kishte rënë viktimë e një miku të tij,që ia kishte nisur. Kurse sot kryeministri Edi Rama tha se Italia e ka kopjuar atë.

Fjala e tij:

Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Na e kopjoi dhe Italia para dy ditësh këtë masë. Dmth e mori këtë masë.

Gjithashtu më herët nga kryeministri Edi Rama u tha se faturat e dritave do të paguhen një më një dhe ata që nuk u paguajnë do t’u ndërpritet energjia elektrike