JOQ Albania
Home

Ministri i LDK-së: Albin Kurti është më i rrezikshëm se koronavirusi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas epidemisë së COVID-19 e cila ka prekur edhe Kosovës, duket se Isa Mustafa nuk po e kthen mbrapsh mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Megjithëse Ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë, dhe të heqë taksën në mënyrë që ky mocion të kthehet mbrapsht.

Me sa duket një ofertë e tillë nuk i ka pëlqyer Agim Veliut, i cili në një prononcim për T7 është shprehur se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapsh, dhe se pret rrëzimin e qeverisë Kurti.

Sipas tij, një qeveri e tillë është më e rrezikshme se Koronavirusi duke e cilësuar Albin Kurtin si tinëzar.

Kujtojmë që më herët Kryetarja e Kuvendit të Kosovës u bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë mocionin ndaj Qeverisë Kurti.