JOQ Albania
Home

Jepet vendimi: Asnjë pensionist në rrugë, as ecje dyshe jo
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar nga dita në ditë po shtohen.

Së fundmi si është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama është dhënë urdhër i prerë që asnjë i moshuar të mos dalë në rrugë.

Si u shpreh Rama policia do t’i kthejë në shtëpi, ata të moshuar që do të dalin në rrugë. Po ashtu Rama ka thënë se nuk do të lejohen as ecjet dyshe në rrugë edhe nëse janë burrë dhe grua.

Fjala e tij:

Gjëja që duhet bërë është që asnjë pensionist të mos dalë në rrugë. Policia do ndalojë çdo pensionist dhe do t’i thotë, ‘xhaxhi ik në shtëpi’, s’ka më jo po shkoj këtu, e jo po shkoj atje. Asnjë pensionist në rrugë. T’i thonë, nuk kalon dhe kthehu mbrapsht, ik në shtëpi. Apo ecjen në këmbë, dyshe. Jo, jemi burrë e grua. Të gjithë një nga një. Të ecin të mbarojnë punë dhe të shkojnë në shtëpi.

Gjithashtu më herët nga kryeministri Edi Rama u tha se faturat e dritave do të paguhen një më një dhe ata që nuk u paguajnë do t’u ndërpritet energjia elektrike.