JOQ Albania
Home

Pamje prekëse/ 72 pacientë te Infektivi në Tiranë, raportohet se 3 janë në gjendje të rëndë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Masa të rrepta janë marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.

Disa pamje prekëse vijnë nga Spitali Infektiv në Tiranë. Raportohet se gjatë ditës së sotme në këtë spital ka pasur një fluks personash të dyshuar për Covid-19.

Po ashtu e ditur bëhet se në vendin tonë deri më tani janë shëruar 17 persona nga Covid-19.

Mësohet edhe se 72 pacientë janë të shtruar te Infektivi dhe sipas asaj që tha Ministria e Shëndetësisë tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale vazhdojnë.

Kujtojmë këtu se numri i personave të infektuar me Covid-19 është po rritet në gjithë Europën.