JOQ Albania
Home

Burri hyn në supermarket dhe i kollitet shitësit në fytyrë: Kam Koronavirus
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga New Jersey është akuzuar për kërcënime terroriste pasi dyshohet se është kollitur pranë një punonjësi të supermarketi duke pretenduar se ai ishte i infektuar me koronavirusin.

George Falcone, 50 vjeç, u akuzua për kërcënime terroriste në shkallën e tretë dhe akuza të tjera për incidentin, tha të martën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Jersey Gurbir Grewal.

Të dielën në mbrëmje Falcone po bënte pazare në një supermarket të Wegman në Manalapan kur një punonjës i kërkoi që të tërhiqej nga ushqimet e përgatitura ndërsa ajo i mbulonte.

Në vend të kësaj, thanë prokurorët, ai u përkul drejt saj dhe duke u kollitur me qëllim, duke qeshur dhe duke thënë se ishte i infektuar me COVID-19, sëmundja e rëndë e frymëmarrjes që po bën kërdinë në të gjithë globin.

Pastaj iu afrua dy punonjësve të tjerë dhe u tha atyre që ishin me fat që kishin punët e tyre.

Kur një oficer policie mbërriti në vendin e ngjarjes, Falcone fillimisht nuk pranoi të identifikohei.

Sidoqoftë, në një mesazh në Facebook të martën, Falcone mohoi akuzat, duke thënë:

Nuk jam kollitur te askush dhe nuk e kam përmendur kurrë koronën.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania