JOQ Albania
Home

Erdhi para dy javësh nga Milano, 70-vjeçarja bëhet personi i pestë i infektuar me Koronavirus në Vlorë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme ministria e Shëndetsisë njoftoi se është rritur numri i të prekurve nga koronavirus. 23 raste të reja u shtuan nga dje sot duke e çuar numrin e të prekurve në 146.

Po ashtu u njoftua se një tjetër qytet i shtohet hartës me rastin e parë me Kovid-19 dhe bëhet fjalë për qytetin e Krujës.

Një rritje e rasteve është evidentuar në qytete të tjera si Vlorë, Korçë, Elbasan, Tiranë etj.

5 ka shkuar numri i të prekurve nga Koronavirusi në Vlorë. Një grua 70- vjeçare është testuar dhe ka rezultuar pozitive.

Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer në datën 8 mars nga Italia.

Gruaja ka qenë në Itali në një zonë afër Milanos, në Lombardi që është edhe zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.

Burri i saj ka rezultuar negativ ndaj testit megjithëse është urdhëruar të qëndrojë i izoluar në banesë për 14 ditët e ardhshme.