JOQ Albania
Home

“Shko n’shpi mos e zgjat”/ Shikoni ndryshimin, si trajtohen të moshuarit në Turqi dhe si i flet Rama
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/03/2020 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata e krijuar prej koronavirusit në Shqipëri është emergjente. Shumë qytetarë janë mbyllyr në shtëpi dhe po zbatojnë me përpikmëri rregullat kundër përhapjes së Covid-19.

Mirëpo gjithandej shikon edhe qytetarë që i neglizhojnë këto rregulla, më së shumti të moshuarit, tek të cilët ndodh edhe prej mungesës së informimit.

Sot në rrugë për ta ka dalë Edi Rama, me pretekstin për t’i ndërgjegjësuar, por nga pamjet nuk duket aspak ashtu.

Teksa ka shëtitur rrugëve të Tiranës, me disa persona të shoqëruar, duke shkelur disi rregullat e distancimit social, Rama ka ndaluar në rrugë të moshuarit.

Në vend që të përdorë një gjuhë të butë për t'i ndërgjegjësuar ata, shihet se ai i bërtet fort duke i urdhëruar të shkojnë në shtëpi.

Një sjellje aspak e hijshme për ta bërë më serioze situatën, duke menduar se ai po jep këshilla si kryeministri i vendit.

Për të krahasuar sjelljen dhe shërbimin JOQ ALBANIA sjell një video nga Turqia, ku të moshuarit duket se janë prioritet kryesor në vend.

Në video shihet sesi polici mban shënim ushqimet që një i moshuar kërkon për të kaluar izolimin

Ushqimet merren nga policia dhe i dërgohen të moshuarit në shtëpi, diçka që në Shqipëri ka mungesa.