Është edhe ish-portieri i Napolit dhe i Milanit, Pepe Reina, mes lojtarëve që i është dashur të merret me koronavirusin.
Njoftimin e ka bërë vetë ai për Cadena Cope, ku është shprehur:
Javën e kaluar unë i kisha të gjitha simptomat e koronavirusit. Ata ishin ditë të vështira në të cilat mora çdo lloj mase paraprake për të mos infektuar ata që jetojnë me mua. Këtu nuk është bërë asnjë test dhe kjo mund të jetë një problem më vete, por tani jam mirë. Është e vështirë, ishtë si të më kalonte një kamion sipër. Unë ndjek gjithçka që ndodh si në Spanjë ashtu edhe në Itali, ato janë periudha të vështira dhe të gjithë jemi të shqetësuar. Ajo që më prek më shumë është të shoh njerëz që largohen pa qenë në gjendje të përshëndeten për herë të fundit nga familja e tyre. Ne duhet të respektojmë të gjitha rregullat e sigurisë që na janë dhënë, vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të dalim prej saj. Futbolli është sekondar për momentin, nuk më intereson kur kthehemi në fushë, ajo që ka rëndësi është shëndeti, unë e kuptoj që ekzistojnë interesa të mëdha ekonomike, por është e njëjta në të gjithë sektorët. Nuk ka kuptim të luash pa praninë e publikut, por në çdo rast është thelbësore që të kthehemi për të luajtur kur të jenë të gjitha garancitë për ta bërë atë në mënyrë të sigurt. Ne futbollistët jemi të privilegjuar, është e lehtë për mua të qëndroj në izolim, njerëzit që me të vërtetë kanë "këllqe" janë ata që jetojnë në një apartament 70 metra katror me tre fëmijë, ata janë heronj.
Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania