JOQ Albania
Home

U infektua me koronavirus, shërohet plotësisht futbollisti i Chelseat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2020 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një super lajm vjen sot nga skuadra e Chelseat. Futbollisti i bluve, Callum Hudson-Odoi është shëruar plotësisht pasi doli pozitiv në testin e koronavirusit në fillim të këtij muaji.

Ylli i Chelseat ishte mes futbollistëve të prekur nga pandemia e koronavirusit, që ka pezulluar të gjitha kampionatet e futbollit në botë.

Ditën e sotme, skuadra e Chelseat, përmes një komunikate ka konfirmuar se Hudson-Odoi është kthyer sërish në normalitet dhe se nuk po shfaq simptoma të virusit.

Në njoftim thuhet:

Ne jemi të lumtur që raportojmë se Callum Hudson-Odoi tani po ndjehet mirë dhe është kthyer në gjendjen e zakonshme pas periudhës së izolimit të kërkuar, pasi doli pozitiv në Covid-19.

Për shërimin e Hudson Odoi ka reaguar edhe trajneri Frank Lamard, i cili është shprehur i lumtur për përparimin e bërë në shëndet nga futbollisti anglez.