Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov ka braktisur Amerikën, aty ku po përgatitej për ndeshjen me Tony Ferguson pas disa ditësh dhe është rikthyer në Rusi.
31-vjeçari ishte duke stërvitur në SHBA për ndeshjen, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 18 prill në Las Vegas.
Por, Khabib është larguar nga baza e tij e rregullt e stërvitjes për shkak të pandemisë koronavirus
Megjithë sfida e Khabib me Ferguson me shumë gjasa do të zhvillohet, pasi Khabib do rikthehet sërish në Amerikë.
Aktualisht, siç është ligji në Rusi, Khabib duhet t’i nënshtrohet 14-ditësh izolim të detyrueshëm pasi kthehet nga jashtë, duke e detyruar atë të stërvitet vetëm.