JOQ Albania
Home

Tronditet Turqia/ Fatih Terim përfundon në spital, rezulton pozitiv ndaj COVID-19
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri para pak ditësh, Turqia konsiderohej një vend i sigurt sa i përket epidemisë së koronavirusit, ndërsa ditët e fundit, situata ka ndryshuar dhe rastet po shtohen me shumicë.

Ditën e sotme është prekur edhe futbolli, konkretisht ekipi i Gallatasarayt, teksa fillimisht ka qenë zv.presidenti i këtij ekipi, i cili është infektuar me COVID-19.

Por, pak orë më vonë, tronditja ka qenë më e madhe, pasi edhe trajneri i ekipit, Fatih Terim ka rezultuar gjithashtu pozituv ndaj këtij virusi. Ka qenë vetë ish–tekniku i kombëtares turke i cili ka konfirmuar lajmin duke njoftuar fansat e tij.

Ai shkroi:

Sipas testeve që kreva sot, rezultatet ishin pozitive. Unë jam në duar të sigurta në spital. Mos u shqetësoni. Do të komunikojmë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur.