Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Olimpike ka vendosur shtyrjen e Lojërave Olimpike "Tokyo 2020", deri në qershor 2021.
Me situatën e krijuar nga pandemia, duket mjaft e vështirë për të arritur të realizohen Lojërat Olimpike në afatin e përhershëm. Japonia ka qenë ajo që ka këmbëngulur për zhvillimin e tyre, duke u bazuar edhe në faktin se tashmë janë bërë shpenzime kolosale për përgatitjen e Tokyo 2020.
Ndërkaq, Kanadaja dhe Australia janë tërhequr zyrtarisht nga Lojërat Olimpike, gjë e cila ndodh për herë të parë në 124 vite historik të tyre. Lojërat Olimpike pritej të nisnin në 24 qershor, gjë e cila tashmë është e qartë që nuk do të ndodhë.
Kjo alternativë e dëmton jashtëmase Japoninë si dhe krijon shumë probleme me sponsorat të cilët tashmë i kanë përmbyllur kontratat e tyre përsa i përket këtij eventimenti sportive.
Diçka tjetër që do të penalizojë këtë aktivitet historik, është edhe fakti që të gjithë atletët janë duke hasur vështirësi në stërvitjet e tyre.
Me mbylljen e palestrave, pishinave dhe vendeve të trajnimeve, është kthyer gati e pamundur për ta që të vazhdojnë përgatitjet për t’u përfaqësuar në formën e tyre më të mirë. Japonia deri më tani ka investuar rreth 12 bilion dollarë për këtë eventiment.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania