JOQ Albania
Home

Koronavirusi pezullon spektaklin e humorit, Portokalli në Top Channel
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/03/2020 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Masat e marra nga qeveria për moslejimin e më shumë se 2 personave në një studio televizive, ka detyruar spektaklin e humorit Portokalli në Top Channel, që të pezullojë transmetimin.

Edhe pse në kushtet e izolimit, humori është ilaçi më i mirë më i mirë për shqiptarët, JOQ mëson nga burime brenda Top Channel, se ky spektaktël nuk do të shfaqet këtë të dielë.

Fillimisht, emisioni Portokalli u përshtat me rregullat e qeverisë për të mos lejuar publikun gjatë xhirimeve të spektaklit. Por pas vendimit të 15 marsit, për moslejimin e më shumë se dy aktorëve në skenë, ishte e pamundur që ky spektakël të vazhdonte.

Në emisionin e fundit, Portokalli tentoi të regjistroi emisionin nga shtëpia, çka i vuri aktorët e humorit në vështirësi.

Burime nga JOQ bëjnë të ditur, se vendimi është marrë pas një diskutimi dhe mirëkuptimi mes Drejtuesve të Top Channel dhe atyre të Portokallisë.