Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga ankthi i koronavirusit, vazhdimisht po vijnë dhe lajme të mira.
Pas Mikel Artetës së Arsenalit, sot është shëruar edhe presidenti i Olimpiakosit, Evangelos Marinakis.
Bossi i njohur grek, i cili ka në pronësi edhe klubin anglez, Nottingham Forrest, ia ka dalë ta fitojë pa problem këtë betejë.
Tashmë ai mund ti rikthehet jetës së më mëparshme dhe normale,raportojnë mediat greke.
Kujtojmë që Marianakis doli pozitiv me koronavirus pas ndeshjes me Arsenalin në Londër.
Pas nënshtrimit të menjëhershëm me masat e nevojshme, sot është bërë e ditur se e ka kaluar plotësisht problemin me COVID-19.