JOQ Albania
Home

Zv.presidenti i ekipit turk infektohet me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 14:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri para pak ditësh, Turqia konsiderohej si një nga vendet më të sigurta, për shkak të numrit të ulët të personave të prekur me koronavirus, por mesa duket, situata ka ndryshuar edhe në këtë vend.

Sot nga Turqia vjen lajmi se zv.presidenti i gjigantëve të Gallatasaray, është i prekur nga Coronavirusi. Abdurrahim Albayrak ka rezultuar pozitiv, duke u vetëizoluar në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Gallatasaray nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit. Me daljen pozitiv të 65 vjeçarit, i gjithë klubi turk do t’i nënshtrohet testimit, ndërsa është detyruar të karantinohet.