JOQ Albania
Home

Rakitiç e kishte parashikuar shpërthimin e madh të koronavirusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja është momentalisht vendi i dytë në Europë, i cili është goditur fort nga koronavirusi. Edhe pse rreziku ishte prapa derës, shteti iberik nuk mori masat e duhura që në fillim për parandalimin e tij.

Një nga personat që ka nuhatur rrezikun, ishte edhe ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiç.

Gjatë vizitës së ekipit të tij në Napoli në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, mesfushori kroat kishte kuptuar se më e keqja do të vinte.

Rakitiç është shprehur:

Nuk ka qenë befasuese. Kur shkuam në Napoli. muajin e kaluar, njerëzit po flisnin shumë për të në Itali dhe unë i thashë mjekut të ekipit se kjo situatë do të përkeqësohej. Tani gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të qëndrojmë mbyllur. Do të doja të dilja në rrugë dhe të ecja, por nuk është e nevojshme. Ne duhet të jemi brenda. Mua nuk më pëlqen, por është e nevojshme dhe e rëndësishme.

Kujtojmë që Spanja është në një bllokadë të plotë me njerëz të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë dhe shteti ka pësuar 1720 vdekje deri tani nga ky virus.