JOQ Albania
Home

UFC nuk i trembet koronavirusit, do të vazhdojë normalisht
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 23/03/2020 9:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme që ka shkaktuar pandemia koronavirus në sport në të gjithë botën, UFC duket se nuk i druhet aspak këtij virusi dhe do vazhdojë normalisht.

Në muajin prill, pritet zhvillimi i një ndeshje të madhe, si ajo midis Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson.

Megjithatë, për shkak të kufizimeve në tubimet publike, sfida nuk do të organizohet në new York, siç ishte planifikuar fillimisht, por ajo do të zhvillohet diku tjetër.

Presidenti i IFC, Dana White u shpreh:

Ne do të ndjekim këto udhëzime për të mos patur më shumë se 10 persona në një dhomë dhe ne shpresojmë që kjo pandemi të largohet deri në prill.

Ndeshja pritet të zhvillohet në "UFC APEX" kompleksi sportiv i krijuar posaçërisht për garat MMA në Las Vegas të Amerikës.