JOQ Albania
Home

“Fërkojini duart mirë”, Ronaldo mëson fëmijët e tij si të mbrohen nga koronavirusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 15:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditësh, Ronaldo vazhdon të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij në Madeira të Portugalisë nga frika për shkak të koronavirusit.

Në këto kushte, ai po kalon më shumë kohë me të dashurën e tij, Georginën dhe me fëmijët e tij.

Së fundmi, ylli portugez ka postuar një video në rrjetet sociale,

Ai shihet teksa mëson tre fëmijët që të lajnë duart në këtë periudhë për të mos transmetuar këtë virus të rrezikshëm i cili po shkakton vdekje në çdo cep të globit.

Kujtojmë që Kristiano Ronaldo ka qenë ndër ato sportistë të cilët vazhdimisht në rrjetet sociale ka lëshuar mesazhe sensibilizmi në luftën kundër koronavirusit duke nxitur të gjithë të qëndrojnë në shtëpi për të zgjidhur këtë situatë.