JOQ Albania
Home

Të paqethur dhe me mjekër pas karantinimit, plas gallata me futbollistët në rrjetet sociale
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2020 13:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli ka kaluar totalisht në plan të dytë me situatën e vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të kroronavirusit.

Kampionatet janë pezulluar. Lojtarët janë izoluar dhe nuk shkojnë dot në qendrat stërvitore, por përpiqen ta ruajnë formën e tyre përmes programeve individuale përgatitore.

“The Sun” ka fantazuar se me kaq shumë kohë në dispozicion në vetizolim, ja çfarë mund t’u ndodhë yjeve të futbollit, duke u vendosur atyre një mjekër virtuale.

Ka nga ata që e kanë edhe natyrale, si puna e Uejn Runit. Por si do të dukeshin Mesi, Nejmar apo Ronaldo pas karantinës, hidhini një sy fotove më poshtë…