JOQ Albania
Home

Dëshmia për dhunën e policisë në Tiranë: U terrorizua lagja, i shtrinë në tokë duke i gjuajtur e sharë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22/03/2020 0:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i ri ka shkruar mbrëmjen e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania. Ai tregon se babai i tij, kishte dalë për të blerë ilaçe në orën 7:45 të darkës.

Sipas asaj që shkruan i riu në mesazhin e tij, babanë e tij e ka ndjekur nga pas një makinë policie. Më pas ai thotë se babanë e tij e kanë përplasur dhe polici i ka drejtuar madje dhe pistoletën në kokë.

Djali i ri thotë se kanë ardhur edhe forcat ‘Shqiponja’ dhe i kanë dhunuar familjarisht duke i goditur dhe ofenduar me fjalët më të rënda. I riu tregon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Ai tregon se kanë goditur edhe nënën e tij edhe pse askush nga familja e tij nuk po bënte rezistencë. I riu thotë se kanë goditur edhe hallën dhe të vëllanë e tij të vogël.

Së fundmi pranë redakisë së JOQ Albania ka ardhur një tjetër dëshmi në lidhje me këtë ngjarje.

Qytetari që ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania jeton në këtë lagje. Ai thotë se lagja u terrorizua nga ajo që ndodhi dhe se policia filloi duke sharë dhe nëpër lagje dhe duke gjuajtur.

Qytetari thotë edhe policia ka lënë me shenja si të riun që shkroi më herët pranë redakisë së JOQ Albania, po edhe vëllanë e mitur të tij.

Mesazhi i plotë:

U terrorizua lagja. Filluan duke shar neper lagje dhe duke e gjuajtur. Dhe djalit vet 21 vjec duke i gjuajtur kan shenja akoma djali tjt 14 vjec. Ka qen me duar mbrapa me pranga dhe r shtrrin ne tok duke gjuajtur bertit dhe shar. Sikur te ishin terrorista dhe jo shteti dhe policia. Ky ishet djali i vete, skishte asnje faj tha vetem mos me gjuani se me mbyetet.