JOQ Albania
Home

Gafa e Ramës mori dhenë, shqiptari nis videon nga Spanja: Ta shikojë si sillet policia, trup t’i vijë!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/03/2020 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Facebook një video, ku shikohej se si policia dhunonte barbarisht disa qytetarë që kishin dalë në rrugë.

Rama tha se kjo video ishte bërë në Spanjë dhe se nëse nuk do të respektoheshin rregullat e vëna në vendin tonë do të do përdorej e njëjta dhunë.

Lidhur me këtë gjë reagoi edhe ambasadori spanjoll në vendin tonë. Ai tha se kjo video nuk ka asnjë lidhje me Spanjën.

Video në fjalë ishte bërë në Algjeri. Lidhur me këtë ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania edhe një shqiptar që jeton në Spanjë.

Në mesazhin e tij ai shkruan se Ramës duhet t’i vijë turp për videon që publikoi. Po ashtu ky shqiptar ka nisur një video që tregon se si sillet policia në Spanjë.

Mesazhi i plotë:

Jeta osh qef une jetoj ne majorka te spanjes . Tregoji kryeministrit balozit te zi se cfar bon policia ketu ne spanje . Turp ti vije.

Lidhur me videon që publikoi Rama reaguan dhe mediat italiane me nota kritike kundër Ramës. Kurse ky i fundit tha se videon ai kishte nisur një mik që jeton në Itali.

Në këtë video një nga policët shikohet se mban një kitar në duar dhe i bie, për të argëtuar ata që janë në pallate. Sjella e policëve në videon që ka nisur shqiptari vetëm e dhunshme nuk është.

Ata janë duke u munduar të bëjnë punën e tyre në videon që ka nisur shqiptar dhe nuk ushtrojnë dhunë.