JOQ Albania
Home

Shtëpinë ua shkatërroi tërmeti/ Janë në mjerim në çadër, as ujë për të larë enët s’kanë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/03/2020 18:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë mbetën pa një vend, ku të fusnin kokën pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Në këto ditë kur gati e gjithë Shqipëria është në psikozë prej Covid-19, jetesa e qytetarëve të prekur nga tërmeti është bërë edhe më e vështirë.

Shumë prej tyre vazhdojnë dhe jetojnë në çadra. E tillë është edhe historia e familjes Kaceli nga fshati Bel në Bashkinë e Klosit.

Kjo familje prej katër muajsh jeton në çadër. Jeta e tyre është bërë edhe më e vështirë, nga situata që është krijura prej Covid-19. Kryemfjamiljari Mehmet Kaceli është shprehur se jeta në çadër po bëhet gati e pamundur.

Aty nuk ka asnjë lloj kushti higjenosanitar, kurse nga ana tjetër nga qeveria Rama bëhen thirrje për të bërë kujdes dhe për të larë duart shpesh me ujë dhe sapunë.

Edhe filxhanët e kafes ata i lajnë me shishe uji, me shumë pak ujë, pasi nuk kanë. Për ‘news 24’ Mehmet Kaceli ka thënë:

Ne të vjetërve të na marri, por është halli i fëmijëve.