JOQ Albania
Home

Shqiptari në Itali bën gjestin e madh, ofron hotelin e tij për stafin mjekësor
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/03/2020 1:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mungesa e shtretërve në spitale është një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Italia, në luftën e saj kundër koronavirusit, i cili ka shkaktuar bilanc tragjik në këtë shtet, ku janë shënuar mbi 4 mijë të vdekur, që nga shpërthimi i epidemisë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Itali humbën jetën 627 persona nga Covid-19, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave në një ditë të vetme.

Për t'iu ardhur në ndihmë sado pak mjekëve në Itali, një emigrant shqiptar ka bërë një gjest të madh humanitar.

Bëhet fjalë për shqiptarin Eros Gjona, i cili është pronari i një hoteli në Firence, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në vend.

Erosi ka publikuar një story në rrjetet sociale, ku njofton se është i gatshëm për të ofruar hotelin e tij me 6 dhoma, dhe kapacitet për 15 persona, për personelin mjekësor të spitalit Santa Maria Nuova dhe spitalit universitar të Careggi-t.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje, unë jam një hotelier në Firence, kam një ndërtesë B&B në Piazza del Duomo me 6 dhoma, të gjitha me banjo private, me kapacitet 15 persona, për personelin mjekësor të spitalit Santa Maria Nuova, por edhe spitalin Careggi. Mund të më kontaktoni ose të ndani numrin tim me të interesuarit +393668747322. Sinqerisht, Eros Gjona.

Duhet theksuar se në këto ditë të vështira për popullin italian, por jo vetëm, pak humanizëm nga ana e të gjithëve, me aq sa mundësi ka gjithësecili, do ta lehtësonte sado pak këtë situatë të rëndë.