JOQ Albania
Home

PSG kontakton Allegrin, por trajneri ka të tjera plane
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/03/2020 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me Ligue 1 praktikisht në xhep dhe me kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League të siguruar tashmë, Paris Saint-Germain po planifikon sezonin e ardhshëm. Dhe për trajneri Thomas Tuchel e ardhmja duket e shënuar.

Drejtori sportiv, Leonardo, siç raporton Foot Mercato, do të donte një trajner të zgjedhur nga ai dhe objektivi është Massimiliano Allegri. Hipotezë mjaft konkrete. Sipas asaj që shkruhet, në fakt, PSG i ka filluar tashmë kontaktet e para me përfaqësuesit e teknikut toskan.

Kontakte eksploruese mesa duket, të cilat sidoqoftë zbulojnë interesin e klubit parizien. Max, në të vërtetë, prej kohësh vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të PSG.

Një dëshirë që mund të finalizohet duke pasur parasysh dëshirën e Allegrit për t’u rikthyer në krye të një klubi të madh. Por duhen bërë llogaritë edhe me dëshirën e ish-trajnerit të Juventus për t'u përballur me Premier League. Pikërisht në këtë këndvështrim, në të vërtetë, Max vazhdon të studioi anglisht për t'u përgatitur për një telefonatë të mundshme nga një klub i madh Premier League.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania