JOQ Albania
Home

Covid-19/ Ndahet nga jeta gruaja 107 vjeçe në Tiranë: Fëmijët se panë, s’u lejuan të qanin nënën e tyre
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20/03/2020 17:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen edhe në vendin tonë.

Pandemia e Covid-19 ka bërë që shumë prej zakoneve dhe riteve tona të ndryshojnë. Madje edhe ato të ceremonive mortore.

Një qytetar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe tregon se një grua 107 vjeçe në Tiranë është ndarë nga jeta, por fëmijër e saj nuk kanë mundur t’i japin dot lamtumirën e fundit dhe ta varrrosin.

Po ashtu ai tregon se fëmiljët as nuk mundën ta shikonin sepse janë të izoluar prej Covid-19 dhe as u lejuan të qajnë nënën e tyre.

Mesazhi i tij:

Vdiq Shaje Tresa. Nderooi jete. Edhe shteti nuk ka lene ta varrosin me shume se 10 vete. Jetonte ne Kinostudio. Femijet nuk e pane se jane te bllokuar nga koron, nuk u lejuan te qanin nenen e tyre.

Në të gjithë Europën po merren masa shumë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ndërsa në vendin tonë kanë nisur të aplikohen edhe gjobat për ata që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria Rama.