JOQ Albania
Home

COVID-19/ Nuk pranuan ulje rroge, klubi zvicerian largon nga ekipi dy shqiptarët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 15:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli ka kaluar totalisht në plan të dytë, pasi koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë europën.

Kampionatet janë pezulluar, ekipet janë izoluar dhe pritet që kriza financiare të bëjë punën e saj.

Kështu ka ndodhur edhe në Zvicër, konkretisht te skuadra e Sion, ku aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Për shkak të krizës nga koronavirusi, klubi i ka propozuar ulje page disa lojtarëve në ekip si Song, Djouru, Doumbia, Zock, Ndoye apo edhe dy futbollistëve shqiptarë.

Por, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar dhe si rrjedhojë ka ardhur largimi nga ekipi.

Mesa duket, futbolli është një nga sportet që pritet të pësojë dëme të mëdha nga kriza e koronavirusit dhe shenjat e para kanë nisur të shfaqen.