JOQ Albania
Home

‘Përditë live’, Rama harron shqiptarët/ Në Tiranë kilja e limonit 4 mijë lekë, në Lushnje malli hidhet në kanal
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19/03/2020 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë është në gjendje të rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Por gjatë këtyre ditëve të vështira, ata që jetojnë në Tiranë janë përballur me rritjen e çmimeve.

Kujtojmë këtu se në vetëm një kilogramë limona kushton 4 mijë lekë në Tiranë, si u raportua disa ditë më parë.

Kurse në qytetin e Lushnjes situata është krejt ndryshe. Në tregun e fruta-perimeve në Lushnje çmimet janë shumë të ulëta, teksa në Tiranë po rriten përherë dhe më shumë.

Tregtarët në tregun e fruta-perimeve në Lushje për shkak se blerjet kanë rënë shumë ditët e fundit detyrohen ta hedhin shpesh mallin e tyre në kanal. Njëri prej tyre ka thënë për ‘abc news’:

Janë pakësuar dhe po bëhet mbi dy javë që çmimet kanë rënë.

Shtet rrethimi që u vendo nga Rama ka bërë këta tregtarë nga Lushnja ta kenë shumë të vështirë që të shesin mallin e tyre dhe shpesh herë ta hedhin në kanal.

E mesa duket në Tiranë banorët do duhet të blejnë shumë herë më shtrenjtë, kurse në Lushnje detyrohen të hidhet malli poshtë sepse nuk ka kush e blenë.

Qeveria Rama duhet të kishte menduar për të marrë masa dhe për këtë. Por ne e kemi parë kryeminsitrin Edi Rama të dalë live në Facebook nga shtëpia, nga zyra e tij të laj live duart me ujë dhe sapunë.

Kurse në realitet shqiptarët po vuajnë disa prej çmimeve shumë të larta dhe disa sepse nuk ka kush u blen mallin dhe e hedhin në kanal.