JOQ Albania
Home

Lukaku nuk duron dot karantinën: U çmenda, më mungon nëna dhe djali
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu si gjithë njerëzit në Itali, por dhe mbarë Europën, edhe Romelu Lukaku është izoluar nga frika prej koronavirusit. Megjithatë, duket se karantina është e papërballueshme për sulmuesin belg.

Bomberi i Interit ka zbuluar së fundmi se për pak sa nuk u çmend një ditë gjatë izolimit. Më tej thekson se i mungon nëna e tij dhe djali, po aq sa edhe jeta e përditshme që tashmë ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Lukaku u shpreh:

Për sa nuk u çmenda një ditë. Nuk mund të dal jashtë, nuk mund të bëj pazar. Jam i kyçur në shtëpi. Më mungon jeta e përditshme, të jem me nënën time, me djalin dhe vëllain. Është keq, nuk mund të kesh kontakte. Më mungon stërvitja dhe të luaj përpara tifozëve, Nis të vlerësosh atë që ke dhe jam me fat. Janë bërë 9 ditë në izolim dhe me mendjen time shkoj pas në kohën kur isha fëmijë dhe nuk kisha asgjë. Duhet të bësh kujdes, Mami im për shembull, ka diabet, kështu që nuk mund të shkoj në shtëpi e ta prek atë.