JOQ Albania
Home

I ndërpritet interneti çdo 5 minuta, qytetari nxjerr mesazhet: Si tallet ALBtelecom me përdoruesit e saj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/03/2020 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej më shumë se një jave, shqiptarët vijojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të masave të marra për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri.

Në të tilla kushte ndodhen edhe miliona qytetarë në të gjithë botën, pasi masa më e mirë për ndaluar përhapjen e Covid-19 është izolimi në shtëpi, këshillojnë ekspertët.

Mirëpo, përballë kësaj situate, një nga gjërat e cila është një domosdoshmëri për të hequr sado pak stresin e këtyre ditëve, është pa dyshim interneti.

Ndonëse në të gjithë vendet e Europës, kompanitë celulare kanë ofruar internet falas për abonentët e tyre, duke u solidarizuar me ta, këtu në Shqipëri, asnjë nga kompanitë nuk ofruar asnjë MB të vetëm, pavarësisht mesazheve të shumta që kanë vërshuar nga qytetarët drejt faqeve zyrtare të këtyre kompanive, të cilat herë-herë kanë marrë edhe formën e "lutjeve dhe përgjërimeve".

Sikur të mos u mjaftonte kjo, shqiptarëve u duhet të përballen tashmë edhe me një tjetër problem.

E kemi fjalën për abonentët të cilët paguajnë çdo muaj për të marrë shërbimin e internetit, por cilësia e shërbimit lë shumë për të dëshiruar.

I tillë është edhe rasti i një qytetari, i cili shprehet se është klient i kompanisë ALBtelecom prej 6 vitesh, dhe se paguan 1,880 lekë të reja, për të marrë shërbimin e internetit me shpejtësi 8 Mbps.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ka treguar një problem me të cilin po përballet gjatë këtyre ditëve.

Klienti i ALBtelecom thotë se ka probleme me sinjalin e internetit, pasi i ndërpritet çdo 5 minuta.

Ai thotë se i ka telefonuar disa herë dhe u ka shkruajtur mesazhe, por problemi i tij nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete.

Qytetari thekson se punonjësit e kompanisë në fjalë e gënjejnë, duke përdorur arsyetime nga më të ndryshmet.

Denoncuesi ka dërguar edhe disa screenshot-e të bisedave që ka zhvilluar me punonjës të kësaj kompanie, ku shprehet se ata janë duke u tallur me përdoruesit e tyre.

I revoltuar pa masë, ai iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë tre kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, pasi siç thotë denoncuesi: Pasi po na vjedhin, edhe po na tallin në këto kohëra.

Fillimisht, në një mesazh ALBtelecom i drejtohet abonentit të saj duke thënë se problem i tij u regjistrua, më pas në SMS e dytë i thotë që problemi u zgjidh, dhe në të tretën nis sërish cikli nga e para, ku qytetarit i komunikohet sërish se problemi i u regjistrua.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Super hajduta këta të ALBtelecom. Paguaj 1880 lekë në muaj prej 6 vjetësh, për shpejtësinë 8 Me ikën sinjali çdo 5 minuta. I kam telefonuar dhe u jam shkruar. Me gënjejnë duke thënë : do vij tekniku. Jo se teknikun nuk e lë corona, sepse corona ka 30 vjete që ka rënë te këta hajdutë,por nuk investojnë asgjë. Vetëm vjedhin. Na bëjnë dhe moral,plehrat. Ka mundësi të bëshë një thirrje : Te gjithe shqiptaret te bojkotojnë Keta hajduter, Albtelekom, Vodafone dhe telekom albania. Pasi po na vjedhin , por edhe po na tallin në këto kohëra. Shiko 3 sms skandaloze te Albtelekom. Sms nr 1 , dje në orën 15:40 Sms nr 2 , sot në orën 13:40 Sms nr 3 , po sot në oren 16:11. Shiko çfare tallje bëjnë... Më ikën sinjali i internetit cdo 5 minuta. Dje në orën 15:40, te sms nr 1 thonin : u regjistrua problemi. Sot në oren 13:40 , te sms nr 2 thonin : problemi u zgjidh. Po sot, në oren 16:11 te sms nr 3 thonë : u regjistrua problemi....Faleminderit nëse e postoni.