JOQ Albania
Home

Turqia i thërret mendjes, vendos më në fund të ndalë futbollin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 16:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E gjithë Europa është izoluar për shkak të koronavirusit. Normalisht që në një situatë të tillë nuk mund të flitet aspak për futboll dhe të gjitha kampionatet e futbollit janë pezulluar.

Përjashtim bënte vetëm Turqia deri dje, por duket se edhe aty i kanë thirrur mendjes.

Ditën e sotme është njoftuar viktima e dytë për shkak të Covid-19 dhe kjo ka rritur ndjeshëm panikun.

Kështu, drejtuesit e Federatës kanë marrë masa duke pezulluar zyrtarisht futbollin në gjithë territorin turk.

Tashmë të gjithë do të detyrohen të mbyllen nëpër shtëpi për të evituar përhapjen në masë të virusit të rrezikshëm.