JOQ Albania
Home

Koronavirusi i prish punë, Ronaldinho mbetet gjatë në burg
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh Ronaldinho qëndron në paraburgim në Paraguai, pasi u arrestua së bashku me vëllain e tij, për shkak se kishin kaluar kufirin me pasaportë false.

Braziliani është ende në pritje për t'u marrë vendimi përfundimtar, pritje e cila duket se do të zgjasë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Avokati i Ronaldinjos në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se janë duke pritur për vendimin, por çështja tani mund të zgjasë më shumë, pasi përhapja e koronavirusit ka ngadalësuar proçedurat.

Nuk dihet ende një datë për vendimin përfundimtar të Ronaldinjos dhe vëllait të tij, të cilët tani janë të detyruar të qëndrojnë në paraburgim.