JOQ Albania
Home

I merr të keqen koronavirusi, trajneri portugez shërohet plotësisht
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri portugez, Jorge Jesus vjen me një super lajm për të gjithë, pasi është shëruar nga koronavirusi.

Ai kishte dalë pozitiv në testin e së hënës, ndërkohë që në testin e dytë të kryer ditën e djeshme, rezultoi negativ.

Lajmi është konfirmuar nga klubi brazilian i Flamengos, i cili drejtohet nga Jesus.

Në njoftim thuhet:

Flamengo informon që testi i ri i trajnerit Jorge Jesus është konfirmuar si rezultat negativ për COVID-19.

Vetë trajneri portugez është shprehur i lumtur me mbështetjen dhe shqetësimin e njerëzve për shëndetin e tij.

Ai tha:

Unë jam i lumtur dhe mirënjohës për përkushtimin, përkrahjen dhe shqetësimin për shëndetin tim. Unë vazhdoj të lutem për të gjithë ata që janë prekur.