JOQ Albania
Home

Gjest i madh nga Igli Tare, strehon në shtëpinë e tij talentin korçar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 9:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia po kalon një moment të vështirë, teksa i gjithë vendi është izoluar nga frika prej koronavirusit.

Virusi i tmerrshëm ka pushtuar edhe futbollin, teksa momentalisht Seria A është pezulluar. Shumë ekipe janë izoluar nëpër karantina, ndërsa një gjest i madh vjen nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Pjesë e ekipit të Lazios është edhe talenti korçar, Dean Liço.

Për të mos e lejuar talentin korçar të qëndrojë i vetëm, Tare e ka strehuar atë në shtëpinë e tij, shkruan "Sporti sipas Bakut".

Padyshim, një gjest fantastik i drejtorit vlonjat, i cili tregon anën e tij humane dhe njerëzore.

Kujtojmë që situata në Itali është shumë e keqe dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpi prej koronavirusit. Përtej kësaj, shifrat janë të frikshme dhe vetëm ditën e djeshme kanë humbur jetën 475 persona.