JOQ Albania
Home

Ka probleme me veshkën, vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 23:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vogëlush 3-vjeçar ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve.

Vogëlushi nga Korça ka probleme me veshkën, që i kanë shkaktuar bllokimin e këtij organi jetik për jetën.

Nëna e tij ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve, që kanë mundësi të bëjnë të mundur shërimin e djalit të saj.

Ajo shprehet se mjekët i kanë thënë se i biri ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, pasi rrezikon që veshka mund të dalë jashtë funksionit.

Sipas saj, ky operacion kushton 3 mijë euro, por familja nuk ka mundësi për ta siguruar këtë shumë.

Apeli i plotë:

Pershendetje joq. Doja te beja nje apel per ndihme. Djali im tre vjecar eshte i semure dhe ka nevoje per nje nderhyrje urgjente kirurgjikale. Ai bllokim ne veshke me kan then , dhe i eshte zmadhur veshka eshte analiza qe ja kam bere tek spitali Amerikan. Po duhet nderhyrje kirurgjikale sa me pare , se nuk pret kjo situate ,se fillon i prishet veshka i del jashtfunksionimit nqs nuk behet sa me pare te jete e mundur. Ju lutem kush ka mundesi te na ndihmoje, shpresen e kemi te ju. Faleminderit"