JOQ Albania
Home

“Vatër kërcënimesh për të paguar këstet”/ Sulmohet zyra e Fondit Besa në Korçë, i thyhet xhami me gurë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë zyrën e Fondit Besa në qytetin e Korçës, duke thyer xhamin.

Lajmi është bërë i ditur për JOQ Albania nga një qytetar nga Korça, i cili ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania edhe disa foto, ku shihen dëmtimet që ka marrë xhami i zyrës.

Sipas mesazhdërguesit, sulmi mendohet se është një formë e shprehjes së zemëratës dhe indinjatës së qytetarëve në lidhje me detyrimin për pagesën e kësteve.

Qytetari thekson se fakti që dikush ka marrë guximin të bëjë një veprim kaq të rëndë, të thyejë xhamin me gurë, ka të bëjë me faktin se klientët mund të jenë të detyruar ose "kërcënuar" për të paguar këstet.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Ne Korce eshte goditur zyra e Fondit Besa dhe eshte thyer xhami .Njerez qe kthenin koken dhe peshperisnin se aty eshte vater e kercenimeve per te paguar kestet dhe drejtimit te keq te punes ndaj dikush ka marre guximin te beje nje veprim kaq te rende te thyeje xhamin me gure ne forme zemerimi dhe kercenimi si proteste. Por mendoj se nuk eshte faji i institucionit por drejtuesve te saj pergjate viteve sepse ajo eshte zyra e pare e hapur ne kte qytet.Ju lutem anonim. Faleminderit qe na mundesoni te protestojme ne heshtje.

Kujtojmë këtu se në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një numër i madh mesazhesh, në të cilat qytetarët janë shprehur se bankat nuk kanë shtyrë kreditë, ashtu siç u njoftua në media, por u kanë kërkuar të paguajnë këstet e kredive, pasi në rast vonese, mund të akumulohet shuma e tre muajve, për të paguar tre këste në një.