JOQ Albania
Home

Situatë kaotike në Spanjë/ Klubi i njohur konfirmon 15 raste me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme numëri i të infektuarve me koronavirus edhe në Spanjë. Një sektor i prekur janë dhe futbollistët.

Pas 5 rasteve te Espanyoli, mbrëmjen e sotme ka qenë ekipi i Alaves, i cili ka njoftuar në një komunikatë urgjente se 15 raste pozitive janë regjistruar në klub.

Jo të gjithë janë futbollistë, pasi ka edhe anëtarë të stafit teknik dhe punëtorë të skuadrës. Për fat të mirë, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Në njoftim thuhet:

Të gjithë personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma.

Kështu, Alaves bëhet klubi i tretë i prekur në La Liga nga COVID-19, pas rasteve të konfirmuara te Valencia dhe Espanyol.