JOQ Albania
Home

Nga legjendë e futbollit, Francesco Totti shndërrohet në murg
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Largimi nga futbolli duket se ka nisur të nxjerrë në pah aftësi të tjera të Francesco Tottit. Legjenda e Romës dhe futbollit italian, ka hapur një studio menaxhimi për futbollistë, ndërsa kohët e fundit, ka vendosur të merret edhe me "show".

Së fundmi, ish-kapiteni verdhekuq, ka qenë protagonist në një video të organizuar në rrugët e kryeqytetit Italian.

I maskuar si një murg, së bashku me “Footwork”, ikona e klubit të Romës ka dalë përreth qytetit dhe ka nisur të luajnë me një top futbolli.

Pjesë e lojës janë bërë edhe qytetarët e rastësishëm që po kalonin pranë, ndërsa reagimet kanë qenë të ndryshme.

Tre murgj që luajnë futboll patjetër që është një pamje që tërheq vëmendje dhe kjo duket qartë në video, ku ka edhe persona që ndalojnë punën e tyre për të kuptuar se çfarë po ndodh.