JOQ Albania
Home

Zjarri shkrumbon kasollen në Dibër, digjet lopa dhe viçi. Banori: Zjarrfikësja erdhi pasi u shuan flakët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I gjithë vendi është në gjendje "shtetrrethimi" prej disa ditësh.

Sot u shënua edhe viktima e dytë nga koronavirusi në vend, ku humbi jetën një 66-vjeçar nga Lushnja, ndërsa rasti i të infektuarve ka shkuar në 59.

Ndërkohë, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur këtë mbrëmje një mesazh nga një banor nga Dibra, i cili ka dërguar një video ku shihet se një kasolle gjedhësh është përfshirë nga flakët.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në fshatin Brest i Epërm, në Njësinë Administrative Kastriot.

Ai shprehet se zjarrfikësja ka ardhur me vonesë, pasi zjarri ishte drejt shuarjes.

Banori i zonës thotë se pronarit të kasolles i është djegur e gjallë lopa dhe viçi.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq, shikoni ca bohet ketej, osht tu u fik zjarri dhe zjarrfikesja akoma ska ardh. Ky oshte shteti mjer ne si presim. Osht djeg e gjall lopa me vic ne kasolle. Miliona lek dem. Ky eshte kulmi. Video osht filmu ne diber, komuna kastriot, fshati brest i eperm pak min me par. Zjarrfiksja ka ardh masi osht fik zjarri. Ju lutem publikojeni.

Duhet theksuar se bujqësia dhe blegtoria janë thuajse të vetmet të ardhura ekonomike për banorët e zonave rurale.

Djegia e një lope dhe një viçi për një banor të zonave rurale është një dëm mjaft i madh ekonomik, pasi shumë prej tyre mund të sigurojnë bukën e gojës me vetëm një prej këtyre kafshëve, përmes qumështit dhe nënprodukteve të tij, duke i shitur, ose duke i përdorur për konsumim vetjak.