JOQ Albania
Home

Shtatzënë dhe me koronavirus/ Të dashurën e Ruganit e zë paniku: Vendoseni veten në vendin tim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 16:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Daniele Rugani i Juventusit, ishte i pari futbollist i cili u prek nga koronavirusi. Disa ditë më pas, u mësua lajmi se edhe e dashura e tij, Michela Persicorezultoi pozitive.

Kjo e fundit do të dilte qetësisht dhe do të shprehej që njerëzit vetëm të kishin kujdes dhe për ta kaluar me qetësi situatën.

Megjithatë, mësohet se gjatë orëve të fundit, Persico është në një gjendje të rënduar psikologjike pasi është dheështatzanë.

Për revistën “Chi” ajo tha:

Presim një fëmijë me Danielen dhe nuk arrij dot të flas me të, mjekët më thanë që të mos kemi frikë dhe të mos shkoj në panik. Daniele nuk kishte asnjë simptomë, vetëm pak temperaturë derisa iu nënshtrua testit. Shpresoj që kjo të mos më ndikojë në shtatzani. Mjekët më thanë të mos kemi frikë, por kam frikë pafund, vendosni veten në vendin tim.