JOQ Albania
Home

Të gjitha datat! Kur mund të rifillojë Serie A
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 15:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

UEFA po bën presion që të kthehet në fushë brenda një muaji, por emergjenca e krijuar nga koronavirusi e bën kërkesën të pamundur. Kështu që në Itali po studiohen dy mundësi për rifillimin e Serie A.

Së pari Euro 2020. Kërkesa, për të gjithë, ishte që ajo të shtyhej për në vitin 2021, në mënyrë që të krijonte hapësirën e nevojshme në kalendar për të përmbyllur kampionatet në mënyrën më të rregullt të mundshme. Pas kësaj do të duhen disa përpjekje me zgjuarsi, sepse hapësira për të arritur në fund të sezonit mbetet shumë e kufizuar dhe garat që mungojnë – në Itali por edhe jashtë vendit – janë akoma shumë.

Duke thënë që emergjenca e koronavirusit dhe efektet e saj ende nuk mund të përcaktohen qartë – në praktikë nuk mund të parashikohet se kur do të përfundojë dhe kur rreziku i infeksionit do të tejkalohet – Lega Serie A tashmë është përpjekur të hipotezojë disa data të mira për të filluar përsëri. Datat, në fakt, janë në varësi të asaj që do të ndodhë.

Le të fillojmë duke thënë se UEFA po bën presion që të kthehet në fushë në 21-22 prill. Kjo hipotezë konsiderohet e refuzuar nga federatat, e mbështetur ndër të tjera edhe nga kundërshtimet e mjekëve që këshillojnë me forcë të mos luhet. Në çdo rast, deri më sot, qëllimi është të rifillohet me kupat më 13 prill (sigurisht pas dyerve të mbyllura) në mënyrë që të lirohet kalendari të paktën për një vend të caktuar.

Duke i bërë llogaritë me kohën dhe duke e kufizuar veten në Serie A, ka akoma 12 ndeshje të ligës që duhen luajtur, rikuperimet (për ata që i kanë), dhe tre ndeshje të Kupës së Italisë (kthimi i gjysmëfinaleve dhe finalja). Duke u përpjekur të jenë optimistë, datat e fillimit janë 2, 9 ose 16 maj. Në rastin e parë, do të ishte e mundur të mbyllet sezoni më 28 qershor siç kërkohet nga UEFA, në dy të tjerët, me shumë mundësi nga sot, do të shkonte përtej korrikut (5 ose 12). Në çdo rast, do të ishin dhe do të jenë kalendarët e mbushur me 4 ndeshje të sigurta në mesjavë, plus ndeshjet e kupave evropiane për ekipet italiane që janë akoma në garë.

T akimet gjysmëfinale të Kupës së Italisë mund të zhvillohen në datat 20-21 maj dhe më 18 qershor finalja. Europa League, që tashmë është vendosur, do të përfundojë në 24 qershor dhe Champions League në 27. Të gjitha me një frymë. Duke shpresuar se rifillimi është vërtet i mundur.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania