JOQ Albania
Home

Rifillon në prill dhe luhet në stadiume neutrale, zbulohet plani për Premier League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E pezulluar prej disa ditësh prej koronavirusit, Premier League po mendon për rifillimin e garës.

Ideja e fundit dhe më serioze është që ndeshjet e mbetura të luhen të gjitha në stadiume neutrale.

Në rast se pandemia e koronavirusit vazhdon, të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Gjithashtu, është duke u menduar një orar i ri për ndeshjet e mbetura duke iu dhënë mundësi shikuesve që ti ndjekin ato në periudha të ndryshme kohore.

Gjasat janë që ndeshjet e Premier Leagues të fillojnë në mesin e muajit prill dhe të mbyllen deri në 30 qershor.