JOQ Albania
Home

Italia sheh dritë, po mendon të rikthejë futbollin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 11:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia është vendi më i prekur momentalisht nga koronavirusi, teksa i gjithë territori i këtij shteti është paralizuar.

Normalisht në një situatë të tillë nuk mund të flitet për futboll dhe të gjitha kompeticionet sportive, përfshirë dhe Serinë A, janë pezulluar.

Megjithatë, situata ditët e fundit duket se po stabilizohet dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit, po mendojnë rifillimin e kampionatit.

Nuk ka ende një datë zyrtare, por po mendohet që ai rinisë në fund të prillit dhe ndeshjet të luhen në mënyrë të përshpejtuar që gjithçka të mbyllet në 30 qershor.

Kjo edhe pasi UEFA iu bëri të qartë dje klubeve se me shtyrjen e EURO 2020, kampionatet duhet të përfundojnë deri në 30 qershor,