JOQ Albania
Home

Vazhdojnë të shtohen rastet e koronavirusit në La Liga, gjashtë lojtarë të Espanyolit rezultojnë pozitivë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditëve të fundit, koronavirusi nuk po kursen as futbollistët.

Deri tani, jnë shënuar disa raste në Serinë A dhe Premier League, ndërsa kampionati që sa vjen e po i shton rastet është La Liga e Spanjës.

Janë gjashtë lojtarë të Espanyolit që janë infektuar nga virusi famëkeq.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Espanyol, e cila raporton se gjashtë lojtarë të ekipit kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin.

Për fat të mirë, të gjithë kanë simptoma të buta, dhe po ndjekin rekomandimet e mjekëve të mbyllur në karantinë.