JOQ Albania
Home

“Ku është shteti?!”/ Vuajnë për bukën e gojës, familja kavajase ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/03/2020 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë, ku deri më tani numërohen 55 raste të konfirmuara dhe një viktimë, ka bërë që autoritetet shqiptare të marrin masa kufizuese për lëvizjen dhe mbylljen e pjesës dërrmuese të bizneseve, përveç supermarketeve, farmacive, si dhe veprimtarive prodhuese dhe biznesit Call Center.

Qeveria vendosi edhe ndalimin e lëvizjeve për këmbësorët pas orës 18:00, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve private dhe transporti publik është pezulluar prej disa ditësh (me orar të limituar, disa orë në ditë).

Gjendja e "shtetrrethimit" dhe karantinimi i vendit duket se ka prekur më shumë familjet e varfëra dhe ato në nevojë.

I tillë është edhe rasti i një familjeje nga fshati Cikallesh i Kavajës, e cila këto ditë të vështira po vuan për bukën e gojës.

Ka qenë një vajzë nga ky qytet, e cila ka kërkuar përmes redaksisë së JOQ Albania, që shqiptarët dhe shteti në rradhë të parë të vërë dorën në zemër për këtë familje, pjesë e së cilës janë edhe disa fëmijë të mitur, dhe t'i ndihmojnë.

Ata jetojnë në një fshat të largët dhe këto ditë jetesa e tyre po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë këtë familje mund të kontribuuojnë për t'i lumturuar e gëzuar sado pak këta fëmijë të vegjël e të pafajshëm në këto ditë.

Apeli i vajzës nga Kavaja:

Prsh jeta joq jam nje vajz nga kavaja erdha per nje dit te miqt e mi me nje fshat shum larg nga kavaja por u uzolova ktu te gjith jemi te varfer dhe kjo korona virus po e bon me te varfer te gjith vendin ton te kjo familje ku jam un jan shum te varfer po mir shteti thot mos te ket livizje fare po kto si do kalojn kto dit me te veshtira qe po na vijn po ky shtet pse nuk mendon qe sikur pak ti ndimojn qe dhe kto ta kalojn te pakten per buken e gojes nq se e postoni te vej njeri doren ne zemer fshati quhet cikallesh kavaj

Kujtojmë këtu që dy ditë më parë një emigrant shqiptar nga Gjermania dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregoi se Bashkia e Këlnit kishte ngritur disa pika, në të cilat shpërndahej ushqim falas për të varfërit dhe personat në nevojë në këto ditë të vështira, të krijuara nga koronavirusi.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për shtresat në nevojë, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Të dielën një 55-vjeçar në Memaliaj ndërroi jetë. Mediat lokale raportuan se shkaku i vdekjes së tij kishte qenë uria, ndërsa ai jetonte i vetëm.