JOQ Albania
Home

Leksion nga ultrasit e Dordmund: Qëndroni në shtëpi, pazarin ua bëjmë ne
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ultrasit e Borusia Dordmund janë padyshim nga më të zjarrtët në botë. Ata e mbështesin masivisht ekipin e tyre në ç'do ndeshje, madje duke dhuruar spektakël.

Teksa futbolli është ndalur nga frika prej koronavirusit, ata kanë zgjedhur të bëhen shembullu pikërisht për këtë çështje.

Ata e kanë vendosur veten e tyre në shërbim të grupeve që rrezikohen më tepër nga kjo pandemi.

Kështu, nga ora 11:00 deri në 17:00, ultrasit e klubit gjerman janë në dispozicion të plotë të personave të karantinuar që rrezikohen më tepër nga Covid-19.

Këtu futen moshat e mëdha apo individët me komplikacione të tjera, në mënyrë që të bëjnë pazarin për ta dhe të shërbejnë si korrierë.

Padyshim, një gjest i rrallë dhe tejet human ky për t'u duartrokitur, e që mund të shërbejë si një shembull për të gjithë.