JOQ Albania
Home

Shtohen telashet për Ronaldinhon, legjenda braziliane mund të qëndrojë gjatë në burg
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 17:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nisi me përqafime, autografe, ftesë për të marrë pjesë në kampionat, por mesa duket, historia e Ronaldinhos në burgun e Paraguait, mund të shkojë më keq nga sa ishte parashikuar.

Prej disa ditësh, legjenda ndodhet aty pasi kaloi kufurin me pasaportë të falsifikuar.

Sipas prokurorit përgjegjës të rastit, Osmar Legal, braziliani po hetohet për përfshirjen e tij në pastrimin e parave.

Legal tha:

Hipoteza jonë është që pasaportat false janë përdorur për qëllime komerciale ose për investime që nuk janë të ligjshme, por në të zezë.

Kështu, Ronaldonhos do i duhet ende shumë kohë që të lirohet nga burgu, ndërsa sipas mediave braziliane, legjenda nuk po e përjeton aspak mirë qëndrimin aty dhe ka nidur të shfaqeë shenja nervozizmi.