JOQ Albania
Home

Milani, sa shumë talente që po monitorohen në të gjithë botën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të rinj dhe të talentuar.

Milani i Ralf Rangnick, nëse në fund do të jetë pikërisht trajneri gjerman që do të përuronte një cikël të ri, tashmë do të kishte një idenkit të saktë për të formuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Do të synonte talentet e reja për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen, në vend se të krijonte kampionë me vlerë ga 50-60 milion euro.

Me vëmendje të veçantë për galaktikën Red Bull, "shtëpia e dytë" e teknikut gjerman.

Siç është raportuar nga Tuttosport, në fakt ka shumë të rinj të talentuar që janë duke u monitoruar në të gjithë botën.

Lista dhe objektivat e trajnerit duket se janë të qarta.

Emrat që do të synohet të afrohen janë lojtarët e Leipzig, qendërmbrojtësi Ethan Ampad, mbrojtësi i krahut Nordi Mukiele dhe mesfushori Amadou Haidara, gjithashtu edhe dy lojtarët e Salzburg, mbrojtësi Jerome Onguené dhe mesfushori Dominik Szoboszlai.

Përtej universit Red Bull, stafi i mundshëm i ri i Milanit po shikon përreth për të tjera mundësi.

Në mbrojtje pëlqehen Kristoffer Vassbakk Ajer i Celtic dhe Robin Koch nga Freiburg.

Në mesfushë negociatat me Racing për Matias Zaracho duken të avancuara, ndërsa emrat e Yari Verschaeren nga Anderlecht dhe kapiteni i AZ Alkmaar Teun Koopmeiners po monitorohen me kujdes.

Dhe në fund sulmi, ku sytë janë drejtuaar tek Myron Boadu i AZ Alkmaar, Jonathan David i Gent, Fiete Arp i Bayern Munich, Alexander Isak nga Real Sociedad dhe Victor Osimhen nga Lille.

Shumë ide në merkaton që Milani i ri, ndoshta, së shpejti do mundohent t'i shndërrojë në negociata të vërteta.

Burimi: TuttoMercatoWeb | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania