JOQ Albania
Home

Ministria e Financave nxjerr në ankand 3800 m2 tokë publike në zonën e Divjakës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/03/2020 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria prej një javë është futur në listën e shteteve me persona të infektuar me koronavirus. Për këtë arsye qeveria e Ramës ka marrë disa masa për për parandalimin e mospërhapjes së këtij virusi Covid-19.

Por edhe pse ka kaluar një jave, qeveria akoma nuk ka prezantuar një plan ekonomik sesi do ta kalojë këtë përiudhë të vështirë që është ndikuar nga ky virus vdekjeprurës.

Arsyetimet e kryeministrit Edi Rama janë së është akoma herët për një plan strategjik. Por nga ana tjetër Ministria e Financave dhe Ekonomisë në vend që të punojë për të gjetur një zgjidhje për bizneset apo të punësuarit që kanë ngelur papunë këto ditë, e ka mendjen diku tjetër.

E ku ka më mirë se për të shfrytëzuar këtë kohë për të bërë privatizimin e tokës publike, kur i gjithë populli e ka mendjen se kur do të shpëtojë nga Covid-19.

Pikërisht ditën e sotme në Fletoren Zyrtare janë bërë publike dy vendime për të shitur tokë publike në Bashkinë e Divjakës dhe në Bashkinë e Krujës.

Sipërfaqja që do të dalë në ankand për t’u shitur në Bashkinë e Divjakës është plot 3800 metra katror, ndërsa sipërfaqja që do të jepet për privatizim nga Bashkia e Krujës është plot 108 metra katror.

Për të bërë ankande nga Ministria e Financave nuk është aspak e rrezikshme edhe pse qytetarët apo bizneset e kanë të ndaluar të dalin jashtë ambienteve të shtëpisë.

Ajo që ngelet për t’u parë është se kush do të jenë blerësit e këtyre tokave publike, nëse ato akoma nuk janë vendosur përpara se të dalin zyrtarisht edhe si fitues të ankandeve.