JOQ Albania
Home

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare infektohet me koronavirus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, U21 Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës duke raportuar se gjendja e tij është e mirë, por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë dhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani.